Kronikë

Shpërndante kanabis në lokal dhe organizonte lojëra fati, arrestohet 47-vjeçari në Fier

14 Korrik 2021, 10:45| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 09:17

  • Share

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier, pasi u kap duke shpërndarë kanabis në lokalin në pronësi të tij si dhe organizonte lojëra fati.

Në pranga ka rënë  Festim Dhima, ndërsa në lokalin e tij në Rroskovec u gjetën u gjetën doza me kanabis dhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.   

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Nxitja për përdorimin e drogës", “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?