Armët e sekuestruara

Shpërndante kanabis dhe mbante kallashnikov me municion luftarak në banesë, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

16 Mars 2023, 14:08| Përditesimi: 16 Mars 2023, 14:14

  • Share

KORÇË - Njw 22-vjeçar i identifikuar si Jorgaq Dolani wshtw arrestuar pasi shpërndante lëndë narkotike, mbante armë zjarri dhe municion luftarak.

I riu u kap dhe u arrestua pasi iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 2 krehra me fishekë, 3 thika dhe një sasi kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni  "Hidden gun" u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Korçë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.   Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?