Edvin Nevzati

Shpërndante imazhet intime të vajzave në Telegram, ky është administratori i grupit ‘Albkings’ 

18 Prill, 18:55| Përditesimi: 18 Prill, 19:35

  • Share

Ka dalë para gjykatës i dyshuari për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në rrjetin social ‘Telegram’. Arrestimi i tij ka ardhur pas raportimeve të vazhdueshme të mediave lidhur me funksionimin e grupit.

Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Edin Nevzati. Burime bëjnë me dije se ai i ka postuar rreth 400 foto dhe video në grupin që është administruar nga ai. Edin Nevzati është njohur me nofkën “Freekiller”.

Ai po dyshohet për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve.

Gjykata e Prishtinës pritet të vendosë sot për caktimin e masës së sigurisë ndaj njërit prej të arrestuarve të grupit ‘AlbKings’.

Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për ekzistencën e këtij grupi, në të cilin pa Fotografi eksplicite, të dhënat personale të grave, si numrat, vendbanimi, llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale. Madje, iu vendosej edhe çmimi për shërbime seksuale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?