Shpërndante heroinë në qytet, arrestohet 29 vjeçari në Korçë, policia e hetonte prej një muaji

20 Nëntor 2022, 10:52| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 11:33

  • Share

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pas një hetimi një mujor të zhvilluar ndaj tij. I riu merrej me shpërndarjen e drogave të forta në qytet.

Pas kontrollit të ushtruar në makinën e tij tip ‘Benz’, 29 vjeçarit, A.Ç, i është gjetur një sasi e vogël kanabisi. Ndërsa kontrollet në banesën e tij zbuluan 290 gramë heroinë dhe 560 gramë lëndë narkotike kanabis.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike të gjetur ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?