Shpërndante drogë në zonën e Laprakës dhe te Fusha e Aviacionit, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë! Iu gjet me vete 1 kg kanabis

23 Prill 2022, 10:38| Përditesimi: 23 Prill 2022, 10:41

  • Share

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për shpërndarje droge. Bëhet me dije se është arrestuar Hermes Hasani, i cili, sipas policisë, shpërndante kanabis me doza në zonën e Laprakës dhe te Fusha e Aviacionit në kryeqytet.

Ai u kap ë rrugën "Dritan Hoxha", në afërsi të një kompleksi pallatesh, ku gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, policia gjeti 1 kilogramë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?