Shpërndante drogë në Tiranë, pranga 22-vjeçarit

12 Shkurt 2020, 16:32| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 16:35

  • Share

Një 22-vjeçar ra në pranga pasi u kap nga policia me disa doza lënde narkotike, të dyshuar si kanabis sativa. Policia e Tiranës së bashkëpunim me forcat 'Shqiponja', në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, zbuloi se një shtetas që qarkullonte me një mjet në Rrugën e Xhabrahimëve shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Kjo ka vënë policinë në lëvizje duke ndaluar mjetin, ndërsa u bënë kontrolle të imtësishme mbi automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

Si rezultat, drejtuesit të mjetit XH. A., 22 vjeç, iu gjetën disa doza lëndë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu policia nisi procedim në gjendje të lirë edhe të dy shoqëruesve të tij në makinë,  O. H. dhe E. H.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?