Foto ilustruese

Shpërndante drogë gjatë natës me biçikletë, arrestohet një shqiptar në Itali! Iu gjet lëndë narkotike brenda një karikuesi

4 Nëntor 2022, 18:15| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 18:37

  • Share

ITALI- Një shqiptar në Itali është arrestuar pasi u zbulua se brenda një karikuesi ai kishte fshehur 10 qese të vogla me kokainë.

Ai u arrestua nga Policia e Riminit në orët e para të 3 nëntorit dhe akuzohet për veprën penale të trafikimit të drogës. Ai lëvizte gjatë natës me biçikletë në pedonalen e Miramares, dhe takohej vazhdimisht me disa persona, të cilëve dyshohej se u ka shitur lëndë narkotike. 

Policët, pasi e identifikuan, vendosën ta kontrollonin. Shqiptari nxori vullnetarisht një celular dhe një karikues nga xhaketa e tij, ku brenda të cilit ishin fshehur dhjetë mbështjellës plastikë me kokainë. Gjithashtu, ai nxori nga xhepi i xhaketës një tjetër mbështjellës plastik, po me kokainë. Gjatë kontrollit, në celular dolën biseda të ndryshme që çuan në përfundimin se shqiptari ishte i përfshirë në trafikun e të drogës.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?