Itali, paratë dhe droga e sekuestruar

Shpërndante drogë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali! Kishte fshehur kokainën në një krehër flokësh

11 Janar 2023, 12:38
  • Share

ITALI- Një i ri shqiptar është arrestuar në qytetin Fidenza pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike.

Teksa policët italianë po patrullonin në qytet, ata vërejtën dy persona që po shkëmbenin diçka dhe më pas u ndanë. Një patrullë ndaloi shitësin e dyshuar teksa hynte në një shtëpi aty pranë dhe tjetra bllokoi blerësin duke gjetur dy doza kokainë. Pas asaj u kontrollua banesa ku qëndronte 20-vjeçari shqiptar, i cili nuk ka një adresë të saktë.

Atij iu gjetën pothuajse 1200 euro të fshehura në xhaketë, ndërsa kontrolli i shtëpisë bëri të mundur sekuestrimin e parave të tjera, materiale për paketimin e drogës dhe 15 gramë kokainë të ndarë në 27 doza të fshehura me zgjuarsi brenda një krehër flokësh.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?