Shpërndanin ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë, në pranga 3 punonjësit e Bashkisë së Shkodrës! Në kërkim drejtori i Ujësjellësit (FOTO +VIDEO)

13 Maj 2023, 09:43| Përditesimi: 13 Maj 2023, 14:45

  • Share

SHKODËR- Tre punonjës të Bashkisë Shkodër janë arrestuar, pasi një ditë më parë u kapën duke transportuar ushqime në këmbim të votës. Ndalimi i tyre u bë një ditë më parë, teksa në një furgon kishin 50 pako me ushqime që po i shpërndanin në familjet shkodrane, në këmbim të votës për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta për Shkodrën, Bardh Spahia.

Në pranga kanë rënë Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore. Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore.

Pas hetimeve të zhvilluara nga uniformat blu është arritur të mësohet edhe porositësi i pakove ushqimore, që ishte Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë e Shkodrës. Arvit Bushati, 33 vjeç, u shpall në kërkim.

Kujtojmë që vetëm një ditë më parë u arrestua kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Himarës, Fredi Bleri, i cili akuzohet se ka blerë vota për 14 majin.

1683963812_shkoder.jpg

1683963799_shkoder.jpg

1683963785_shkoder.jpg

 

Furgoni me ushqime posterat e Bardh Spahisë dhe tabela e bashkisë Shkodër

 

Arvit Bushati

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/05/2023 01:02

    Votim elektronik ne gjithe qytetet e medha,mjaft me me eksperimente.Do te parandaloheshin gjysma e manipulimeve zgjedhore.

    Përgjigju
  • Blero: 13/05/2023 19:06

    E qarte qe Berisha e ka humbur Shkodren,ndryshe nuk do blinte vota.Kjo do thot qe bastioni i fundit i Sali kriminelit i ka ven shqelmin.Uroj qe PS mos ti lejoj ti vjellin Benetit fitoren me manipulime sepse faji nuk do ishte i shkodranve por i PS-se qe nuk mbron voten

    Përgjigju
  • Andi: 13/05/2023 18:27

    O tej, Ali Spahia ka qene ne burg dhe i internuar or shok. Nuk ka lidhje me sigurimin, nqs ke info pse nuk i publikon se mbase i ban nder Shkodrës i thua njerëzve qe mos e votoni kete djalin e spiunit

    Përgjigju
  • Shkodra: 13/05/2023 17:14

    Mos lejoni Berishen te grabis prap Shkodren.PS duhet te bej gjithcka qe Shkodren ta fitoj Beneti dhe ti tregoj gjith Shqiperis qe Berisha nuk fiton as ne bastionin e tij

    Përgjigju
  • Nardi: 13/05/2023 14:39

    Sa te mira keto sufllaqet, ju bëfshin mir.

    Përgjigju
  • Andi: 13/05/2023 14:37

    Shkodrani -belgjik, Ali Spahia babai i Bardhit ka qene doktor dhe njeri i mire

    Përgjigju
    • O tej: 13/05/2023 16:10

      I jati Bardh Spahise doktor Ali Spahia ka qene spiun Bashkputor i Sigurimit te Shtetit.Shko kerko dhe hapi dosjen.

    • Klodi: 13/05/2023 15:45

      Nuk di sa mund te jet e vertet por flitet ne Shkoder qe Ali Spahine,babain e Berdhit e ka eliminuar Berisha.Se si me Azemin krimineli Berisha te vret naten e te qan diten.

  • Shkodrani-Belgjike: 13/05/2023 14:19

    Ky Bardh spahia ma i keq se i Ati tij, keta jan të nemun e sbajn hajr kurrë.

    Përgjigju
  • Andoni: 13/05/2023 13:56

    Arrestoni bardh spahine! Eshte ai strumbullari, rrezimi i spahise eshte dhe kapitullimi i berisha-metes, zgjohuni!

    Përgjigju
  • Stela: 13/05/2023 12:59

    Hapi syt o Edo sepse Berisha do ta mari Shkodren me blerje votash sepse esht ne panik per hunbjen.Humbja e Shkodres do thot fundi real i Salike floririt prandaj do bejn cdo manipulim per ta mbajt Shkodren.Sali plera dhe Lilo hajduti po luajn me voten e shkodranve,mos lejoni tju vjellin fitoren e Benetit

    Përgjigju
  • @#€^: 13/05/2023 12:52

    Ne Shkoder Bardh Spahia e ka te sigurte fitoren kot lodhen me shpernda nima,se shkodrant e kulturum e qe nuk mund ta durojn prapambetjen e pisllekun kan ik me vite nje pjes jasht shtetit e nje pjese ne Tirane.Edhe sondazhi PIEPOLI qe ken gjithmon i sakte ka nxjerr fitus Bardh Spahine.Kshtu qe njat qytet duhet me e lan ne mjerimin e vet per faj te votusve me fiksime per Berishen.

    Përgjigju
  • Klodi: 13/05/2023 12:25

    Po kriminel Berisha dhe " qytetari" Spahia sikur e kishin te sigurt fitoren ne Shkoder.Kjo do thot qe e paskan te humbur Shkodren dhe po mundohen te blejn vota me vaj e oriz.Beneti fitoren e ja te sigurt ateher

    Përgjigju
  • Zefi: 13/05/2023 12:05

    Nje 31 vjecar eshte Drejtor per Drejtorine ekonomiko-arsimore. Kush e di sa vjec ka qene kur eshte emeruar aty. Pra mos u habisni si ka rene ne rrjete ky lepurush me trimat e tjere.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 13/05/2023 11:42

    O popull, prandaj politikanet dojne nje popull te varfer, qe me e kontrollu sa ma mire. 3 miljon shqiptarë jena, nuk asht veshtire me i menaxhu, nqs qellimi asht per mire. Nuk pretendohet luksi por te pakten nevojat baze (ushqim, strehim, arsimim, shendetesi) i sigurohen te gjitheve, pa perjashtim. Nji X i madh ne te gjith fleten, derisa politikanet te nxane mend.

    Përgjigju
  • AltinTop: 13/05/2023 11:06

    Popull qesesh… qe voton politikane me tru qese…per te na garantuar nje te ardhme qesesh..

    Përgjigju
  • gjergji: 13/05/2023 10:41

    Ket pune ka bere Bashkia e Shkodres 30 vite.Rrena,mashtrime,hajdutlleqe e kercenime te militanteve partiak PD-ist shumica e te cileve (krejtesisht te ardhun ne Shkoder nga rrethinat per rreth vilajetut te Shkodres) e per te cilen diftongu bashtingllor nd ne n (ne vend te mundem ne munem, si keni ndje ne keni njeh e me qindra shembuj te tjere) e qe sollen ne qytet shkatrrimin total ekonomik kulturor e patjeter arsimor(aty asht arsimu N.Ndoka me aresim te larte??? ku te gjthe e dij kur mbaroj maturen) aq sa sollen ne Shkoder "kulturen" e komitit,ngritjen e pusive apo vrasjen mbas kraheve duke ndeshku rande kulturen qytetare tradicionale shkodrane.Prandaj ajo bande PD istash duhet te zhduket nga drejtimi i Shkodres,pse jo edhe partia e tyne.Shkodra duhet ti kthehet shkodraneve. Shkodra ka nevoj te ringrihet dhe vetmja shprese eshte qe ajo te votoj per njeriun e kulturuem,i afte e puntor B.Becin e jo B.Spahin me bandat e horat e tij.

    Përgjigju
    • e drejta: 13/05/2023 11:57

      BRAVO

    • RIP: 13/05/2023 11:32

      Duket qe paske patur trama ne jete,

  • Partia: 13/05/2023 10:38

    Sa shpejt bien ne pranga këto te opozitës, gjenden provat shumë shpejt.

    Përgjigju
  • e drejta: 13/05/2023 10:21

    ZOTIN I KANE LUJT..PO E NDJEN HUMBJEN BF

    Përgjigju
  • Alb: 13/05/2023 10:07

    Sa poshte ka ra populli shqiptare

    Përgjigju
    • Turi: 13/05/2023 10:25

      Fiks fare. Per dy qofte e i teke raki, ky popull po mban mbi supe prej 30 vjetesh keta hale politikane e bundrat e tyre.

  • Scutari: 13/05/2023 09:48

    Eh mor Barll, edhe qeset me ndihma edhe korsite e biçikletave i le me i ba diten e fundit....

    Përgjigju
    • Gaci: 13/05/2023 12:26

      Si nuk morren fund keto kalbesira. Kur do shpetojme nga keto pislleqe. O milet veri gishtin kokes nuk shitet vetja per nje qese ushqimesh. Ktheju te ndershmes, se nuk te shpeton qesja...ajo te zhyt me keq.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?