Foto ilustruese

Bota

Shpërndanin sasi të mëdha kokaine e hashashi në Romë, shkatërrohet banda në Itali! Trafikantët merrnin me vete edhe fëmijët për të blerë drogën

7 Tetor 2021, 08:21| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 12:55

  • Share

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të shpërndarjes së drogës. Operacioni i quajtur "Revege", u zhvillua mëngjesin e sotëm, pas 6 muaj hetimesh, ndërsa u përfshinë 120 policë. Në pranga kanë rënë 12 persona, ndërsa vijojnë hetimet për të tjerë persona të implikuar.

Kjo bandë shpërndanin sasi të mëdha kokaine dhe hashashi në kryeqytetin e Italisë, Romë. Llogaritet se vetëm në 6 muajt e fundit, kur edhe u zhvilluan hetimet, ata përfituan një shumë prej afërsisht 250 mijë euro.

Sipas mediave italiane, shumë herë, trafikantët nuk hezitonin të merrnin me vete edhe fëmijët. Madje në një rast, njëri prej tyre dërgoi bashkëshorten bashkë me dy fëmijët e mitur, që të merrte ngarkesën, ndërsa në një tjetër rast, trafikanit e shoqëronte një vajzë e vogël. Sipas mediave italiane, për të komunikuar me njëri-tjetrin, ata kishin minimizuar thirrjet telefonike dhe përdornin vetëm rrjetet sociale.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?