Shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë, në makinë iu gjetën 300 fara kanabisi

12 Gusht 2022, 13:31| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 13:35

  • Share

TIRANË- Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi dyshohet se shpërndanin kanabis në zonë të ndryshme të Tiranës. Dy të rinjtë janë ndaluar nga policia teksa po qarkullonin me një mjet në aksin Tapizë-Kamzë.

Dy të rinjve iu janë gjetur në makinë, 300 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, si edhe një kavanoz qelqi me vaj kanabisi. Në kuadër të operacionit "Speed", kanë rënë në pranga Bejtulla Fusha, 25 vjeç dhe Elvis Baqoshi, 30 vjeç, banues Zall Herr.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?