Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 3 të rinj në Tiranë, 2 të tjerë në kërkim! Sekuestrohet 31 kg kanabis, 2 automjete dhe 8 celularë

11 Mars 2022, 15:10| Përditesimi: 11 Mars 2022, 15:47

  • Share

TIRANË- Tre të rinj kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike cannabis sativa. Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë  narkotike, të llojit cannabis sativa, në sasi të mëdha dhe më pas e shpërndanin atë tek persona të tjerë.

Policia ka ndaluar në autostradën Tiranë-Durrës një automjet ku pas kontrollit kanë konstatuar 29 pako me cannabis sativa, me peshë 31 kg. Për rrjedhojë është sekuestruar lëndë narkotike, si edhe 2 automjete, 8 celularë dhe servera për kamera dhe dokumente të ndryshme.

Nga operacioni "Overpass", ka rënë në pranga 29-vjeçari D. M., banues në Laparkë, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Janë arrestuar edhe 36-vjeçari F. T., banues në Vorë dhe 26-vjeçari A.Sh, banues në Vorë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës". Sipas policisë, këta dy të rinj, me detyrë operatorë të kamerave, dyshohet se kanë ndërhyrë në serverat e kamerave të sigurisë, për të fshirë pamjet e regjistruara.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit 30-vjeçari J. Z., dhe 22-vjeçari E. S., për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?