Policia e Fierit

Shpërndanin kokainë e heroinë, prangosen 2 persona në Fier, mes tyre një vajzë 30-vjeçare (EMRAT)

23 Dhjetor 2021, 12:32| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 12:33

  • Share

Elinor Gjyshja 33 vjeç dhe Irena Nana 30-vjeçare janë vënë sot në pranga nga policia e Fierit pasi akuzohen se shpërndanin në qytet droga të forta, kokainë dhe heroinë.

Policia e Fierit njofton se përmes operacionit "Paketimi" janë sekuestruar gjithashtu dhjetëra doza me kokainë, heroinë, cannabis sativa, 90 mijë lekë të rinj, 4 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera që shërbenin për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike në doza. 

"Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. Gj. dhe më pas në banesën e tij (ku ndodhej shtetasja I. N., e cila paketonte lëndën narkotike në doza), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 18 doza me lëndë narkotike heroinë, doza me cannabis sativa, 90.000 lekë të rinj, 4 aparate celulare, 1 automjet, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.  Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpunim", ka njoftuar policia.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?