Shpërndanin kanabis nëpër zona të ndryshme të Sarandës, 2 të arrestuar! Iu gjenden edhe armë e tritol në banesa

21 Prill, 10:12| Përditesimi: 21 Prill, 10:31

  • Share

SARANDË-Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy persona pasi janë kapur me armë dhe kanabis.

Gjatë operacionit “Strike 11”,në Sarandë, u arrestua në flagrancë A. S., 35 vjeç, banues në Sarandë, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Policia thotë se bazuar në informacione kanë ushtruar kontroll fizik ndaj 35-vjeçarit, të cilit i gjetën dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, të cilat ky shtetas i shiste në zona të ndryshme të Sarandës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Sarandë, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.

Ndërkohë në kuadër të operacionit ‘Strike 12’,në Ksamil, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 46 vjeç, banues në Ksamil, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.

Gjatë operacionit, policia ka ushtruar kontroll në banesën e 46-vjeçarit, në Ksamil, ku gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, disa fishekë arme gjahu, një shumë parash në euro dhe 8 celularë.

Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?