Foto ilustruese

Kronikë

Shpërndanin kanabis dhe kokainë në doza të vogla, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

2 Prill 2021, 09:01| Përditesimi: 2 Prill 2021, 09:13

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, ka arrestuar 4 persona.

Gjatë kontrolleve në qarkun e Tiranës në rrugën "Egnatia" 2 të rinj, K. T., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, janë kapur me 1 kg kanabis dhe 3 aparate celulare.

Në rrugën “Mujo Ulqinaku”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj E.C 23 vjeç, Forcat e Posaçme Shqiponja kanë gjetur një sasi të lëndës narkotike, kokainë dhe 1 kartëmonedhë 50 euro fallco.

Në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike është arrestuar edhe i riu J.XH, 22 vjeç pasi është kapur më një sasi të lëndës narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasitë e kapura të lëndës narkotike, telefonat dhe kartëmonedha fallco.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?