Shpërndanin drogë me doza në zonën e ish-Parkut në Tiranë, në pranga 3 adoleshentë

18 Qershor 2022, 09:39| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 09:51

  • Share

3 adoleshentë në Tiranë janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke shpërndarë drogë në zonën e Ish-Parkut në kryeqytet.

Në kuadër të koduar "Kontaktuesit", u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", i shtetasve: H. D., 17 vjeç, R. B., 16 vjeç dhe M. U., 17 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. 

Këta shtetas, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në zonën e quajtur "Ish-parku" dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Po ashtu në kuadër të operacionit policor të koduar "Sharra", u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Shtetasi R. L. kishte kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në fshatin Sharrë, në vendin e quajtur "Përroi i Lamucve". Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, u gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me bimët narkotike.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi R. L., pasi kultivonte bimë narkotike, e përgatiste lëndën narkotike cannabis sativa në doza, gjithashtu siguronte lëndë narkotike kokainë, të cilën e ndante në doza, dhe i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 18/06/2022 10:01

    Operacioni i koduar "kontaktuesit" . Kapen tre adoleshente qe shperndanin hashash. hahahahahahahahaha Policia e Tiranes qe e drejton sharlatani Lorenc Panganika. hahahahahahaha Operiacini i koduar hahahahahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?