Furgoni me ushqime që u kap në Shkodër

Shpërndanë ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë, SPAK kërkesë për gjykim për drejtorin e ujësjellësit në Shkodër dhe 3 zyrtarët e Bashkisë

17 Gusht 2023, 10:12| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 10:55

  • Share

SHKODËR- SPAK ka bërë kërkesë për gjykim për drejtorin e ujësjellësit në Shkodër e 3 punonjës të bashkisë të cilët shpërndanë ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë më 12 maj.

Tre punonjësit e bashkisë u kapën duke transportuar 50 pako ushqime me furgon për familjet shkodrane më qëllim që të jepnin votën Bardh Spahisë.

Në pranga ra Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore. Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore. Pas hetimeve të zhvilluara nga uniformat blu është arritur të mësohet edhe porositësi i pakove ushqimore, që ishte Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë e Shkodrës. Arvit Bushati, 33 vjeç.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kiraskiras: 17/08/2023 14:15

    Ky Bushati e ka me përsëritje!! Ka djegur edhe shkollën e mesme të gjuhëve të huaja dhe ka ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesve të shtetit!

    Përgjigju
  • Niku: 17/08/2023 12:52

    Prite kur te dalin keta te foltores nongrata te thone qe jane arrestuar politikisht ... e kane vese keta sa here qe kapen me presh ne dore eshte politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?