Shkelën ligjin 'me 2 këmbë', pezullohen 9 zyrtarë të pyjores në Korçë, Tiranë dhe Kolonjë, lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve

7 Prill 2022, 14:33| Përditesimi: 7 Prill 2022, 20:11

  • Share

Drejtoria e Inspektimit të Pyjeve është institucioni që ka për detyrë për të mbrojtur pyjet, por janë vetë zyrtarët e saj që e kanë shkelur me 2 këmbë ligjin, duke lejuar prerjen e paligjshme. Si rezultat, janë pezulluar nga detyra 9 zyrtarë, mes të cilëve dhe drejtoresha e këtij institucioni për Tiranën, Fjoralba Tota, si edhe përgjegjës i sektorit, kryeinspektorë dhe inspektorë.

Këta persona, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe personave të tjerë juridikë.  

Të pezulluarit nga detyra
Gëzim Pasho, 54 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë); 
Fjoralba Tota, 28 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë (me detyrë drejtore e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve Tiranë); 
Marin Shpata, 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë përgjegjës i Sektorit Operacional në Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve Tiranë); 
Erion Qelemeni, 39 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë); 
Julian Muke, 47 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Kontrollit të Territorit Korçë); 
Kostandin Dishnica, 51 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë); 
Paqesor Cane, 61 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë kryeinspektor në Sektorin e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit Kolonjë); 
Olsi Jarazi., 52 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Drejtorinë e Inspektimit të Gazit dhe të Naftës Korçë); 
Jorgji Menksh, 53 vjeç, banues në Korçë(me detyrë inspektor në Drejtorinë e Pajisjeve nën Presion Korçë).

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?