Nikola Gruevski

Shpërdoroi detyrën, edhe Interpoli shpall në kërkim ish-kryeministrin maqedonas Gruevski

13 Nëntor 2018, 09:56| Përditesimi: 13 Nëntor 2018, 10:07

  • Share

MAQEDONI- Pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, edhe Interpoli ka shpallur në kërkim duke publikuar edhe foton e tij në faqen zyrtare.

Vendimi për arrestimin e Gruevskit, erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penala, e cila nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg.

Edhe pse në kërkim ende nuk ka asnjë gjurmë nga ish-kryeministrit, edhe pse forcat policore kanë kryer kërkime në banesën dhe në zyrën e tij.

Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?