Ish-drejtori i burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi

Abuzimi me tenderin për transportin e gardianëve, GJKKO 1 vit e 4 muaj burg për ish-drejtorin e burgut të Lushnjës! Dënohen edhe 4 zyrtarë

16 Qershor 2022, 15:19| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 15:56

  • Share

TIRANË- Ish drejtori i Burgut të Lushnjës Judmir Shurdhi është dënuar nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg. Shurdhi u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Konkretihst Shurdhi ka abuzuar me tenderin për transportin e gardianëve.

GJKKO e dënoi me 2 vite burg, por me gjykim të shkurtuar ai do të kryejë 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa do t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Nga ana tjetër Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg edhe ish-zyrtarët e Burgut të Lushnjës, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkelur procedurat në tenderin për transportin e gardianëve. 

Krenar Gozhina është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por me dënim të shkurtuar do të kryejë 1 vit burg, si edhe do t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike. Erjon Çela është dënuar me 9 muaj burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 6 muaj. I njëjti dënim është dhënë edhe për ish-zyrtaren Miranda Idrizi, e cila nga 9 muaj burg do të kryejë vetëm 6 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ish-zyrtarja Xhejsika Kaja është dënuar me 1 vit liri me kusht, ndaj saj rëndon vetëm akuza për moskallëzim krimi.

Në dhjetor të 2021, SPAK dërgoi për gjykim dosjen, pasi nga hetimi ka rezultuar se në procedurat e prokurimit për transportin e punonjësve, janë evidentuar shkelje ligjore. Më konkretisht, drejtori Judmir Shurdhi ka ngarkuar të njëjtët persona si anëtarë të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve për favorizimin e një operatori transporti.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?