Foto ilustruese

Kronikë

Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë për biznesin që kishte në shtëpi, arrestohet punonjësi i OSHEE në Tepelenë

7 Korrik 2021, 10:16| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 10:36

  • Share

Arrestohet punonjës i OSHEE në Tepelenë Arben Shehu, pasi akuzohet se në shtëpinë e tij kishte bërë lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Ndërkaq në shtëpinë e tij u gjet edhe një ambient në të cilin ushtronte (rrobaqepësi) të paregjistruar në organet tatimore.

61 vjeçari akuzohet për “Shpërdorim i detyrës", "Vjedhja e energjisë elektrike" dhe "Ushtrim aktiviteti i paregjistruar në organet tatimore".

Njoftimi i policisë:

Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë elektrike dhe ushtronte aktivitet tregtar të paregjistruar në organet tatimore, vihet në pranga elektricisti. 

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 61 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë punonjës i OSHEE Tepelenë.

Shtetasi A. Sh. u arrestua në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe u gjet një ambient në të cilin ushtronte aktivitet tregtar (rrobaqepësi) të paregjistruar në organet tatimore.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Sh. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shpërdorim i detyrës", "Vjedhja e energjisë elektrike" dhe "Ushtrim aktiviteti i paregjistruar në organet tatimore"

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?