Foto ilustruese

Shpërdorim detyre, lihen në burg 3 nga zyrtarët e IVMT në Sarandë, 3 të tjerë në ‘arrest shtëpie’

19 Tetor 2023, 12:41| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 12:42

  • Share

Gjykata e Sarandës ka vendosur para pak masat e sigurimit për 6 zyrtarët e IMT dhe IKMT, të arrestuar të hënën pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” lidhur me 16 ndërtime pa leje kryesisht në zonën e Ksamilit.

Gjykata e Sarandës ka konfirmuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish Kryeinspektorin e IMT të Bashkisë Sarandë, Artur Musai dhe dy inspektorët Erton Zekaj dhe Besian Koçi, ndërkohë që ka ndryshuar masën e sigurisë për inspektorin e IVMT Vangjel Xhavara, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Gjykata ka konfirmuar gjithashtu edhe masat “Arrest në shtëpi” për dy inspektorët e IKMT, Erjon Çakalli dhe Denis  Balili

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?