Pas pensionistëve dhe transportit, shpërblim edhe efektivët e policisë! RENEA e FNSH 300 mijë lekë secilit për dietat dhe 25 mijë lekë për festat

18 Dhjetor 2020, 15:41| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 18:32

  • Share

Pas 11 muajsh vonesa, efektivëve të forcave speciale RENEA dhe FNSH në Policinë e Shtetit, të cilëve rrezikonin t'u mbaronte afati në fund të dhjetorit, kanë marrë dietat e prapambetura.

Vlera e këtyre dietave arrin deri në 300 mijë lekë të reja për çdo efektivë. Krahas kësaj pritet t'u kalohet nga Departamenti i Financës edhe shpërblimi prej 25 mijë lëkë të reja për shkak të angazhimit që kanë patur përgjatë muajve të fundit, jo vetëm me trazirat e protestave por edhe në menaxhimin e pandemisë.

Burime nga Policia e Shtetit ndërkohë bëjnë me dije se shpërblim pritet të marrin edhe efektivët e tjerë të forcave policore Shqiponja apo ata të Rendit. Burimet saktësojnë se vlera e shpërblimit për këto kategori do të jetë në varësi të buxhetit që kanë në dispozicion komisariate të ndryshme, ndërsa mund të ndryshoj nga një komisariat në tjetrin. Efektivët e Policisë së Shtetit përgjatë vitit 2020 janë përballur me situata të vështira të angazhimit në terren për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërsa përveç orareve shtesë për përballimin e situatës, jo pak prej tyre janë infektuar dhe si pasojë kanë humbur edhe jetën nga virusi. Si shkak i infektimit një numër i konsiderueshëm janë karantinuar, çfarë ka sjell mungesa në kryerjen e shërbimeve. Për këtë arsye, zgjidhja është gjetur me zgjerimin e orareve të punës për punonjësit e tjerë të policisë, nga tetë në 12 orë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bada B: 19/12/2020 08:27

    Bot muti,jane njerzit qe punojne neper fabrika dhe fusha qe duhet te kene kujdese dhe respekt te veçante si per kushtet e punes ashtu dhe per shperblimin e saj,dhe sidomos ditet e pushimit.Shteti eshte si shtepi dhe shtepin e mbajne gjall ato qe sigurojne gjerat qe duhen per te jetuar,po siç e nisa kete koment ashtu dhe po e mbaroj,bot muti

    Përgjigju
  • Batua: 18/12/2020 23:17

    1her ne 8vjet ? me Mir vone se sa Kurr te zgjohesh mas 7.8vitesh , u rilindem

    Përgjigju
  • Lesh lesh: 18/12/2020 21:24

    Ca renea e fnsh... Po garda e policia qe lodhen 24 ore Sherbime nate e dite si skllever! Renea e fnsh stervitje ben, qitje e trajtim ushqimor, Thjesht ndonje aksion fallco me urdher 1 here ne muaj

    Përgjigju
  • Eri: 18/12/2020 19:08

    O pensionist RENEA+ FNSHja nuk kan lidhje me hajnina,por per kanabisin dhe protestat!te rrugores,Rendit,Shqiponjat jane hajdutet me te medhej qe gjith diten rrine duke vjedhur,dhe jane shum arrogante,shteti duhet te merret me keto bandite qe na fuesin doren ne xhep pa pik turpi.

    Përgjigju
  • Pensionisti: 18/12/2020 18:07

    Me pensionistet tallni menderen..., keta marin rroga , shperblime, sherbime te ardhura te tjera edhe nen dore..sjellja e tyre vlen per te desheruar, ju u jepni edhe shperblim..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?