Shpenzime të çmendura për mbrëmjen e Maturës! 18-vjeçarja shpenzon mbi 2000€! Stilistja: Prindërit paguajnë me këste

30 Qershor 2023, 21:51| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 21:57

  • Share

Pas provimeve të maturës është koha që maturantët të festojnë për sukseset e arritura dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme në mbrëmjen e maturës.

Modelet dhe tendencat e veshjeve ndryshojnë çdo vit, së bashku me shpenzimet. Këtë vit thonë stilistët trendi i fustaneve është ai i fustaneve të rënduara me gurë e xixa.

Maturantja Klea Gjikolaj ka shpenzuar mbi 2 mijë euro për lukun e maturës.

“Vetëm fustani pa taka 1000 euro, takat 1200 euro, make up 250, akeseorët 100 euro.”- tha Klea.

Ndërsa maturanti Kaltri Tola thotë se i përket një ekstremi tjetër. Ai tregon se ka shpenzuar 30 herë më pak.

“Kurse unë ekstremi tjetër dje në darkë e gjeta kostumin dhe shpenzimet më kanë shkuar 30 herë më pak se Klea. Nuk mund të them se nuk doja ta shijoja , por preferoj të jem modest dhe më duket shpenzim pak koti me thënë të drejtën sepse mund ta bëjmë qejfin dhe pa shpenzuar miliona.”- tha Kaltri.

Ndërsa stilistja Zajmira Qeraxhiu tregoi se maturantët nuk kursehen dhe prindërit i mbështesin. Edhe nëse nuk kanë mundësi ekonomike, ata paguajnë me këste vetëm që fëmijët e tyre të duken bukur.

“Unë shikoj që prindërit mendojnë se të jetë mire fëmija, jam mire dhe sakrifikohen dhe pagojnë 2-3 herë dhe 4 këste që vajza të ndihet mire. Janë ata gjëra që ngelin kujtim dhe është një fustan që mund të shkoj nga një minimum 15 mijë lekë të reja deri tek 1 milion e gjysëm dhe 2 milion”-tha Zajmira Qeraxhiu, stiliste.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti: 02/07/2023 11:17

    Vetem ne shqiperi blejne rroba me keste…

    Përgjigju
  • mond: 01/07/2023 11:51

    Shkatërojini fëmijët me dorën dhe paret tuaja. Kini gjetur "kosin" dhe tani po lyeni b....

    Përgjigju
  • Bim: 01/07/2023 08:44

    Une ne Itali kam shkuar te punoj menjehere mbas provimit te matures

    Përgjigju
    • Or tej: 01/07/2023 09:30

      Pse aq shtrenjt tu kap kostumi saqe te duhej te punoje qe te nesermen or teeeejjjjj

  • Mergimtari: 01/07/2023 07:47

    Prindi kerkon qe femija i tij te jete i barabarte me te tjeret.Sakrifica e tyre mund te shkoj edhe pertej mundesis.Femijet,qe me shume kane teka duhet te frenohen,pasi ky tangerllek nuk i ul me kembe ne toke.Sociologet,kane detyre ti shohin e studiojne keto dukuri,qe shpesh vine edhe nga bulizimi qe u behet femijeve.

    Përgjigju
  • Meri: 01/07/2023 00:41

    Injorancë.....

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 30/06/2023 22:35

    Ore a kan lujt mensh njerezia apo cfare po ndodh me shqiptaret. Thjeshtesi pa pordh e pa tangerllek or milet. I bot milionera ,parukeret,make up artistat dhe stilistat e b…es.

    Përgjigju
  • Wtf: 30/06/2023 22:16

    Wtf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?