Tejkalim shpejtësie dhe parakalime të gabuara, ‘Rrugorja’ në Shkodër gjobit mbi 1900 shoferë! 2 në pranga dhe 10 nën hetim

21 Nëntor 2023, 11:18| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 11:36

  • Share

Mbi 1900 drejtues mjetesh janë gjobitur nga policia e Shkodrës gjatë 2 javëve të fundit në kuadër të kontrolleve të shtuara nga policia rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Gjithashtu, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë vënë nën hetim 10 të tjerë për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë konkretisht, sa i takon gjobave të vendosura:

•Janë ndëshkuar 965 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

•Janë ndëshkuar 34 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 11 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 14 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 39 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 894 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 21/11/2023 14:20

    Kush thote s'ka drejtesi ne Shqiperi ben gabim te rende.Per ata qe ecin shpejt me makine,tymosin hashash vendi tyre eshte burgu.Kush vret (sidomos pushtetar) duhet te jete i lire ne dobi te kapitalizmit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?