Kronikë

Shpejtësi ‘skëterrë’, me telefon në timon dhe ‘tap’, policia rrugore aksion në kryeqytet! 5 shoferë të arrestuar, nis hetimi për 1307 të tjerë

25 Nëntor 2021, 10:56| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 11:01

  • Share

Policia rrugore ka vijuar kontrollet intensive në të gjithë kryeqyteti, me fokur parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet si dhe ndëshkimin e mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.

Policia ka arrestuar 5 shoferë, ndërkohë që ka nisur hetimin për 1307 të tjerë.

  • Arrestimet dhe procedimet:
  • Arrestuar 5 drejtues automjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
  • Proceduar për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh.
  • Proceduar për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve 7 drejtues automjetesh sportive.
  • Proceduar 14 drejtues mjetesh për errësim të xhamit parapritës.
  • Proceduar 146 drejtues mjetesh për përdorim te aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
  •  Proceduar 1123 automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim në kundërshtim sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.
  •  Proceduar për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik 82 automjete.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?