Kronikë

Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe manovra të rrezikshme, policia rrugore ‘në aksion’! Në pranga 14 shoferë, ndëshkohen me gjobë 1.311 të tjerë në 24 orët e fundit

21 Shtator 2021, 14:21| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 14:28

  • Share

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve automobilistike, policia rrugore me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues ka dal për të ndëshkuar shoferët e “pabindur” në të gjithë vendin.

Si rezultat i kontrolleve, edhe gjatë 24 orëve të fundit, në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.   

14 shoferë janë arrestuar, në 24 orët e fundit, prej të cilëve 7 për shkak se nuk kishin leje drejtimi, ndërsa 7 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 42 leje drejtimi, nga të cilat 24 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 178 km/orë në autostradën Levan-Vlorë), 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.            

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1311 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. 

Një person, B.M, është vënë në pranga pasi kishte publikuar fotografi në rrjetet sociale me automjetin e tij të ndaluar në brendësi të tunelit të Kalimashit, duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore.

Ky shtetas është ndëshkuar nga Njësia Për Sigurinë e Autostradës Milot Morinë, me masë administrative 8.000 lekë të rinj.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane, ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparate fotografike.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?