Shpejtësi që vrasin jetën! Arrestohen 4 shoferë dhe pezullohen 20 patenta në Tiranë (VIDEO)

18 Tetor 2020, 08:43| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 08:53

  • Share

Policia e Tiranës ka bërë një kontroll gjatë natës për qarkullimin e mjeteve në rrugë, duke pezulluar 20 leje drejtimi. Sipas njoftimit të policisë, 10 prej tyre janë për shpejtësinë tej normave të lejuara, ndërsa 10 të tjera janë për drejtimin e makinën nën efektin e alkoolit.

4 drejtues mjetesh janë arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa patentë.

Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në këto akse me risk, edhe pse gjatë fundjavës ka akoma më shumë kontroll, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon.

Gjatë monitorimit me Radar janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionin 138 km/h - 168 km/h në aksin Sauk - Teg, shpejtësi që vrasin jetën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • liri: 18/10/2020 11:07

    tap fare tjetri, 1.08

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?