Shpejtësi e lartë, parakalime të gabuara e shkelje të rregullave rrugore, në 4 orë, 412 gjoba për shoferët

9 Gusht 2020, 20:13| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 20:17

  • Share

Vetëm në 4 orë policia ka vendosur 412 gjoba për mosrespektim të qarkullimit rrugor gjatë monitorimit të akseve kryesore të vendit.

Të gjitha akset rrugore nacionale në vend janë duke monitoruar shpejtësinë 6 radarë, nga ku janë vendosur dhe 412 masa administrative që lidhen me parakalime të gabuara, mosmbajtje të rripit të sigurimit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Konkretisht në akset Lezhë-Thumanë, Vlorë-Fier, Durrës-Tiranë dhe Lezhë-Morinë, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

I janë vendosur gjoba 154 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë si dhe janë ndaluar 31 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, pikërisht për kryerjen e këtyre manovrave të rrezikshme dhe përdorimin e alkoolit, ku nga testet kanë rezultuar se 24 shoferë kishin nivel më të lartë alkooli se sa lejohej.

Gjithashtu janë vendosur 99 masa për përdorim të celularit, 78 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 16 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Ndërsa një personi i është bllokuar mjeti, pasi qarkullonte pa kontroll teknik dhe kishte 26 gjoba pa paguar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bepi: 09/08/2020 21:15

    80000 gjoba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?