Shpallja 'non grata' e Berishës, reagon Strazimiri: Vendim nga një qeveri e shkarkuar, qokë që vërteton se është kthyer në koloni të Soros

22 Korrik 2022, 14:40| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 14:44

  • Share

1658493842_BERISHAAA.JPG

Gent Strazimiri ka reaguar për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Britania e Madhe duke thënë se është ‘qokë’ që dëshmon se është kthyer në koloni të George Soros.

Sipas tij vendimi vjen nga një kabinet i shkarkuar ndërsa Amerika dhe Britania nuk kanë lidhje fare dhe përdor shprehjen “Zoti nuk është mace me të grric”.

"Vendimi i një kabineti qeveritar të shkarkuar nga parlamenti britanik prej ditësh, madje me iniciativë të vetë ministrave anëtarë, është një "qokë" që dëshmon vetëm se: *Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros. Amerika e Britania këtu nuk hyjnë fare, po fare fare!

Kur kujtoj "misionin britanik" dhe atë që na bënë me Enver Hoxhën, a e dini që nuk ndjej hiç, po hiç keqardhje...?! "Zoti nuk është mace me të grric", thotë populli", shkruan Strazimiri.


Lajmi kryesor:

Të gjithë në bllok në ‘luftë’ edhe me Britaninë, besnikët s’e braktisin edhe këtë herë Berishën: Do bëhet Kryeministër, anglezët kolonizuan botën


A.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?