Snajperi që iu gjet në banesë dhe Admir Murataj së bashku me të vëllanë, Ilir Murataj

Shpallet në kërkim vëllai i Admir Muratajt, grabitësit të Rinasit, Policia i gjen snajper dhe municion luftarak në banesë

21 Prill 2022, 16:42| Përditesimi: 21 Prill 2022, 18:56

  • Share

TROPOJË- Admir Murataj, ‘koka’ i grabitjeve të Rinasit në 9 prill 2019, është rikthyer sërish në vëmendje, kjo për shkak se vëllai i tij Ilir Murataj është shpallur në kërkim. Report Tv mëson se pas një kontrolli të imtësishëm në banesën e tij në fshatin Çerem, Tropojë, i janë gjetur automatik, snajper, një sasi municioni luftarak, kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Policia nuk ka mundur që ta çojë në pranga,  por e ka shpallur 53-vjeçari në kërkim. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",

Kush është Ilir Murataj, i njohur si ‘Cen Murataj, i shpallur sot në kërkim
Ilir Murataj, i njohur ndryshe si Cen Murataj, ka qenë shumë aktiv me intervista pas vrasjes së vëllait të tij gjatë grabitjes së Rinasit. Ai ishte betuar për hakmarrje ndaj shokëve të vëllait të tij, Admirit pasi e lanë në rrugë gjatë grabitjes.

Si ndodhi super-grabitja?
Grabitja më e bujshme ishte ajo e 9 prillit 2019, brenda pistës së aeroportit të Rinasit. Grabitësit hynë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimi zjarrfikës. Ata shkuan deri tek avioni ku do të kalonin paratë. Nga përplasja me policinë njëri prej tyre, Admir Murataj, mbeti i vrarë, kurse të tjerët u larguan. Grabitësit morën në aeroport 4.6 milionë euro.

Kush ishte Admir Murataj?
Admir Murataj rezultonte në kërkim edhe nga drejtësia greke për grabitje, vrasje dhe plagosje, pasi u arratis nga burgu në 2013 së bashku me 10 persona të tjerë shqiptarë. Murataj njihej ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Ishte i martuar me një grua nga Berati e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Ka dy vajza, njëra prej të cilave e martuar, dhe një djalë. Murataj kishte 18 vite që jetonte në Greqi, dhe vinte shumë rrallë në Shqipëri, vetëm gjatë pushimeve verore.

Ora 16:47
Iu gjetën në banesë snajper, municioni luftarak e kanabis, del foto ky është vëllai i 'kokës' së grabitësit të Rinasit

Ky është Ilir Murataj, vëllai i grabitësit të Rinasit, Admir Murataj, i cili është shpallur në kërkim pasi i është gjetur armë në banesë. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 22/04/2022 09:27

    zoti i mallkofte kete fis e ne pergjithesi "karaduzat" e drejtuesit e tyre qe perpiqen e mendojne si e si ta shkaterrojne e te vjedhin sa ma shume te mjeren SHQIPERI qe tani sapo ka ngrite koken.vECANARISHT "KARADUZAT"(sic thojne shkodranet) ne Tirane jane te pasur,brutal,rrencak e mashtrues e terrorista te gjithe ish nenpunes te larte te ministris brendeshme,policis e organeve te drejtesis(gjygjtar e prokuror) qe i sherbyen e vazhdojne te sherbejne me te gjitha mjetet (si demokrat te vertete????) Sali Berishen kampionin e korrupsionit familjar e shteteror,vrasesin e terroristin,e penguesin kryesor te vendosjes demokracis e sidomos pengimin e vendosjes drejtesis duke penguar ate.

    Përgjigju
  • I verteti: 21/04/2022 19:50

    Fisi i Maskarenjve pa kufi

    Përgjigju
  • emigranti: 21/04/2022 17:16

    Ne kemi akoma te tilla monstra ne qarkullim. Si mund te rregullohet Shqiperia kur keta akoma bejne ligjin?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?