Foto ilustruese

Shpallet në kërkim polici në Pogradec, përplasi me makinë 13-vjeçarin! Fajin e mori përsipër i vëllai, pamjet filmike ‘e morën në qafë’

29 Qershor 2022, 17:54| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 17:56

  • Share

Një punonjës policie në Pogradec është shpallur në kërkim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi ka përplasur me makinë një 13-vjeçar dhe është përpjekur që fajin ta kalojë tek i vëllai.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. AMP sqaron se nënkomisari A. A., ishte duke drejtuar automjetin e tij dhe ka aksidentuar 13 vjeçarin  O.S, i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin Korçë është larguar për në banesë.

Gjithashtu, pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në momentet e para të aksidentit, si drejtues i mjetit është paraqitur shtetasi M. A. (vëllai), por kanë qenë pamjet filmike që e kanë ‘marrë në qafë’ policin pasi është vërtetuar se ka qenë ai drejtues i mjetit dhe jo i vëllai.

Tashmë çështja është në dorë të prokurorisë, ndërkohë që efektivi i policisë do të përballet me drejtësinë për akuzat  “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/06/2022 03:01

    Akuzes i duhet shtuar dhe /mashtrim/ dhe vellai i tij duhet ndjekur penalisht per mashtrim dhe tentative per te mbuluar krimin ne bashkepunim .

    Përgjigju
  • Bexhet: 29/06/2022 21:00

    Keta qe duhet te na mbrojne ikin per vete nga vendngjarja. Vendi cudirave.

    Përgjigju
  • xxx: 29/06/2022 18:55

    Polici mashtrus duhet te marre denimin e merituar dhe duhet te largohet nga organet e policis per mungese sinqeriteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?