Terenc Malja

Shpallet në kërkim 31-vjeçari në Britani: Ka flokë të zinj dhe sy blu! Flet anglisht me theks shqiptar! Ndonjëherë përdor emra të tjerë

24 Gusht 2022, 20:29| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 20:32

  • Share

Një 31-vjeçar shqiptar i identifikuar si Terenc Malja është shpallur në kërkim nga policia në Britaninë e Madhe. Ai akuzohet për veprat penale të emigrimit të paligjshëm të emigrantëve drejt ishullit.

Sipas mediave në Britani, Malja ka lidhje me njerëz në Isle of Wight, Londrën Veriore, Birmingham, Coventry dhe zonën e Edinburgut të Skocisë. Ai akuzohet se është përfshirë në një komplot për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje ligjore emigracioni në lidhje me një hetim të SEROCU.

Në njoftimin që tregon se është në kërkim, specifikohen edhe tiparet e tij.

“Malja është i bardhë, 1.72 cm i gjatë, ka flokë të zinj të shkurtër dhe sytë blu. Ai flet anglisht me theks shqiptar dhe ndonjëherë përdor emra të tjerë. Ai u pa për herë të fundit në Portsmouth në janar 2021 dhe oficerët kanë punuar prej asaj kohe për ta gjetur atë”, thuhet në njoftimin e SEROCU (Njësia Rajonale Juglindore e Krimit të Organizuar).

Ndërsa një nga hetuesit, Adam Knight, i cili po heton çështjen ku është i përfshirë shqiptari thotë: “Nëse keni ndonjë detaj në lidhje me vendndodhjen e mundshme të Terenc Maljës, ju lutemi raportoni menjëherë”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?