Shpallet fituesi për projektin dhe studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë! Linja e re pritet të kushtojë 700 mln euro

15 Nëntor 2023, 11:23| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 01:09

  • Share

Në vitin 2025, do të jetë gati projekti për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, e cila parashikohet të ketë një kosto 700 milionë euro, dhe do të financohet nga buxhetet e dy shteteve Shqipëri-Kosovë.

Këtë të mërkurë (15 nentor 2023) është shpallur fituesi i tenderit të hapur në korrik të këtij viti për bërjen e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idenë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë. Mes 5 ofertave fituese është shpallur ajo e bashkimit të dy operatorëve “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” - ABKONS SH.P.K. të cilët kanë ofruar 168.9 milionë lekë për të realizuar këtë projekt. Kompanitë do të kenë afat 14 muaj për të bërë studimin e fizibilitetit dhe për të ndërtuar projekt idenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Qëllimi i tenderit është kryerja e një studimi fizibiliteti të lidhjes së re hekurudhore Durrës-Prishtinë, ku kompanitë do të identifikojnë gjatësinë e hekurudhës, gjurmën ku do të kalojë përgjatë qyteteve, duke përfshirë planet për ndërtimin e urave, tuneleve, nën kalimeve apo mbikalimeve si dhe stacionet për pasagjerët përgjatë linjës së hekurudhës. Si dhe të bëjë të gjitha analizat mbi kostot e investimit, shpenzimet e funksionimit dhe mirëmbajtjes.

Pjesë e studimit të fizibilitetit do të jetë edhe situata gjeologjike e terrenit ku do të shtrihet hekurudha raporti topografik dhe ndikimi mjedisor. Në relacionin e tenderit thuhet se projekti ka si prioritet krijimin e një infrastrukture moderne hekurudhore për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta drejt krijimit të tregut të përbashkët hekurudhor.

Në buxhetin e vitit 2024 janë vënë në dispozicion të projektit të fizibilitetit për këtë hekurudhë 50 milionë lekë, ndërsa në buxhetin aktual shpenzimet e parashikuara janë 73 milionë lekë.

Ky projekt ambicioz është mbështetur nga të dyja qeveritë gjatë mbledhjeve të përbashkëta, dhe kanë shprehur domosdoshmërinë e lidhjes hekurudhore mes dy shteteve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mark: 16/11/2023 09:24

    ti pjeter,rrukakeqi,,,mos na u hiq si ekspert,,,trenisti ka te drejte pse tirana kryeqytet nuk ka stacion treni so gjithee bota ,,pergjigja eshte e tbjeshte,, keta vjedhin fondet kudo ..ne bujqesi..transport..energji..e kudo...prandaj nuk behen...

    Përgjigju
    • Pjeter: 16/11/2023 14:00

      Po po, ti po qe i ke kuptu te gjitha!! Sa per vjedhjen e fondeve, une do veçoja ato te arsimit, 30 vjet rresht i kane perlare kusaret e ndryshem, prandaj edhe pykat si puna jote jane me bollek!!

  • poli: 16/11/2023 09:20

    hekurudha duhet jo vetem kosoven por dhe tirzne. -shkoder-podgorice.,,,tirane durres,,durres,,--lushnje-fier-vlore-sarande,,,dhe durres,,elbasan-pogradec-korce....dhe disa degezime ne burrel-berat--gjirokaster-...

    Përgjigju
  • Trenisti: 15/11/2023 21:08

    Po ndërtoni njëherë hekurudhën Durrës-Tiranë që në fakt ka qenë shumë e mirë dhe funksionale dhe që gjithashtu edhe u rikonstruktua dhe u pajis me aparatura dhe sinjalistikë të kohës nga DDR e atëhershme. Kjo hekurudhë është me gjatësi të vogël dhe kalon në një peisazh fushor e që kështu kushton fare pak edhe sikur ta bësh nga fillimi e fare të re... Asnjë kryeqytet në të gjithë Botën nuk është pa hekurudhë e stacion treni. Vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është kështu... PËRSE?!!....

    Përgjigju
    • Pjeter: 16/11/2023 06:59

      Behet fjale per projekt o shoku trenist, venia ne zbatim i projektit eshte diçka tjeter, nuk pengon ndertimin Durres-Tirane!!

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?