Dushko Arsiç

Shpallet fajtor për krime lufte në Kosovë, Dushko Arsiç dënohet me 13 vite burg

2 Shkurt, 11:39
  • Share

Dushko Arsiç është dënuar me 13 vite burgim për krime lufte në Kosovë. Vendimi u shpall paraditen e së premtes nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Sipas mediave në Kosovë, ai akuzohet se ka marrë pjesë në një vrasje të ndodhur në prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës, si dhe plagosjen e një tjetri.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 2 nëntor 2022, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Arsiç, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupet paramilitare, në muajt janar-qershor 1999, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina.

Aktakuza e ngarkon Arsiçin se bashkë me grupin tjetër kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, si dhe më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, u ka vënë zjarrin

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 02/02/2024 12:39

    Au auauuu e paskan fike, 13 vite per krime lufte ksaj i thone drejtesi, komandant Cali per dy shuplaka 26 vjet, shiqyr qe nuk i ka ra edhe boks si sigurt 46 vjet do ja kishin dhuruar e ky arsiqi sikur ti kishte vra edhe nja njeqind ndoshta ish denuar 13 vjet e 15 dite, rrofte brastfo jedinstfo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?