2 pushuese të huaja në Ksamil u zhdukën pasi morën një pedalion me qira, gjenden pas disa orësh

4 Maj 2022, 20:41| Përditesimi: 4 Maj 2022, 21:14

  • Share

SARANDË- Dy pushuese të huaja u shpallën të humbura, pasi kishin marrë një pedalion në një prej plazheve të Ksamilit. 

Pushueset, për të cilat ende nuk dihet identiteti, kishin marrë një pedalion me qira rreth orës 12:00 dhe do shëtisnin deri në orën 15:00. 

Pasi ka kaluar ora në të cilën duhet të riktheheshin, pronarët e pedialionit janë shqetësuar, duke dhënë alarmn edhe në Policinë Kufitare.

Pas kontrolleve të policisë, pushueset u gjetën shëndoshë e mirë në Kanalin e Korfuzit në ujërat greke

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?