Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor (EMRAT)

12 Shtator 2023, 13:02| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 14:42

  • Share

Janë shpallur kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas asaj që njofton Gjykata e Lartë janë shpallur zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarëve nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve gjykatave të Apelit.

'Pas verfikimeve të kryera të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarëve nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve gjykatave të apelit, si më poshtë:

- Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

- Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

- Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

- Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

- Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykata e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Shkallës së Parë.

Në vijim, bazuar në nenin 13 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë do të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.' - njofton gjykata e Lartë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?