Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër çiftet çerekfinaliste, Tirana gjen Teutën! Partizani me Kukësin

31 Janar, 11:10| Përditesimi: 31 Janar, 13:47

  • Share

TIRANË - Turneu i Kupës së Shqipërisë mësoi këtë të mërkurë katër çiftet çerekfinaliste. Duke nisur nga ora 11:00 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, tetë skuadra të ndara në dy vazo ishin në ethet e goglave të shortit. 

Në këtë fazë, Erzeni luan me Vllazninë, Teuta me Tiranën, Laçi me Egnatian dhe Kukësi me Partizanin. Duelet e para do luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 5 dhe 6 mars. Ndryshe nga turet e mëparshme në kompeticonin e Kupës, faza e 1/4 do jetë me sistemin vajtje-ardhje.

Trofeu i Kupës është i rëndësishëm në garën për në zonën evropiane, pasi fituesi i turneut e ka një vend të sigurt në ndeshjet evropiane verën që vjen, çka do të thotë të ardhura në arkat e klubeve.

Verdikti i shortit:

Erzeni - Vllaznia

Teuta - Tirana

Laçi - Egnatia

Kukësi - Partizani

Ndarja e vazove para shortit:

Vazo 1: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia

Vazo 2: Laçi, Teuta, Kukësi, Erzeni

Ora 11:44
Tefik Osmani komenton shortin e Kupës: Janari pak mundësi për lojtarë, Vllaznia lufton për dy trofetë

Erzeni - Vllaznia, ky është një nga katër çiftet e Kupës së Shqipërisë në fazën e 1/4. Pas shortit foli për mediet edhe Tefik Osmani, drejtori i Vllaznisë. Korçari tregoi se cilido kundërshtar do ishte i fortë, ndërsa komentoi edhe merkaton e janarit.

"Të gjithë kundërshtarët që mund të na binin janë mjaft seriozë. Vllaznia qëkur është krijuar është futur për dy objektiva, për titullin kampion dhe Kupën, normalisht kështu është edhe këtë vit si ato të tjerat. Kemi afruar dy futbollistë që mendoj se janë cilësorë mund të na shërbejnë dhe do t'i bashkohen grupit që do të luftojë këto 6 muaj në fazën e dytë të kampionatit.

Kemi rënë pothuajse të gjithë dakort, e keni parë dhe intervistën e presidentit që normalisht janari nuk është se të ofron lojtarë cilësorë. Dhe kur është një i tillë ose ka patur ndonjë dëmtim ose ka kohë pa luajtur është pak e vështirë. Ne kemi marrë ata futbollistë që mund të na shërbejnë", tha korçari i shkodranëve.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?