Shorti i Kupës së Shqipërisë, ja dy çiftet gjysmëfinaliste

21 Mars 2018, 13:33| Përditesimi: 21 Mars 2018, 13:35

  • Share

Skëndebeu- Flamurtari dhe Laçi-Kukësi janë dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për këtë edicion. Ky ishte verdikti i shortit i hedhur sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Proçedura e hedhjes së shortit është zhvilluar nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku dhe shefi i sektorit të garave Lysien Nurishmi.

Skënderbeu-Flamurtari dhe Laçi- Kukësi janë dy përballje interesante në këtë fazë të Kupës së Republikës ku kurbinasit dhe vlonjatët e shohin Kupën si një mundësi për të shkuar në Europë. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 5 prill dhe ato të kthimit dy javë më pas.

d.c./shqiptarja.com

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?