Momenti i hapjes së goglës së Shqipërisë

Shorti i kualifikueseve të Europianit, kombëtarja e vajzave të futbollit njeh kundërshtarët

5 Mars, 13:50| Përditesimi: 5 Mars, 13:52

  • Share

Kombëtarja e vajzave në futboll ka njohur sot kundërshtarët që do ketë për kualifikueset e Euro 2025, që mbahet në Zvicër. Goglat vendosën që kombëtarja të bëjë pjesë në grupin C5, bashkë me Estoninë dhe Luksemburgun.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe sipas kalendarit të UEFA-s, takimet e kësaj faze do të nisin në muajin prill dhe sfidat përmbyllëse do të luhen në korrik.

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza Play-off. Kombëtarja e vajzave mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet e para në grupin C, ose si një nga tre vendet e dyta më të mira. Në rast kualifikimi në fazën Play-off, Shqipëria do të përballet me një nga katër skuadrat e vendin të tretë dhe të katërt të çdo grupi në Ligën A.

Ndërsa në vazon e dytë të raundit të parë të Play-off-it do të përballen, katër vendet e para, të dyta dhe të treta të Ligës B me sistem vajtje-ardhje dhe në raundin e dytë do të kualifikohen gjashtë ekipet më të mira. Më pas, skuadrat e kualifikuara në raundin e dytë do të përballen më njëra-tjetrën, po me sistem vajtje-ardhje nga ku do të përcaktohen edhe shtatë ekipet e tjera që do të shkojnë në finalet e Europianit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?