Goglat e shortit të Conference League

Shorti i Europës për Vllazninë, përballet me rumunët që eliminoi Laçi! Partizani pa fat nëse kualifikohet në turin e dytë

15 Qershor 2022, 14:43| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 14:47

  • Share

Vllaznia si fituese e Kupës së Shqipërisë ka mësuar sot kundërshtarin në raundin e dytë të Conference League që do jenë rumunët e Universitatea Krajova. Një short i vështirë për shkodranët, por që duhet të motiviohen nga Laçi që sezonin e kaluar eliminoi pikërisht rumunët.

Sakaq edhe Partizani me Laçin, që ndryshe nga Vllaznia i nisin kualifikueset në raundin e parë, kanë njohur sot kundërshtarët e mundëshëm në rast kualifikimi. Partizani në vijim gjen Steaun e Bukureshtit, ndërsa Laçi nëse kualifikohet përballet me fituesin e çiftit Florian-Petrokub.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?