Shorti i Europa League/ Martini: Nuk e doja Granadën! Egbo: Zoti e pa Tiranën

1 Shtator 2020, 12:26| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 12:31

  • Share

TIRANË- Brenda një muaji Teuta i bën dy herë “gol” Tiranës. “Djemtë e detit” pasi fituan Kupën mbrëmë i morën Tiranës edhe Superkupën e Shqipërisë.

Teuta e fitoi 2-1 ndeshjen me dygolëshin e Hebaj dhe bëri të vetën për herë të parë në histori trofeun e Superkupës. Të qenurit të bashkuar dhe si një familje është çelësi i suksesit për trajnerin Edi Martini që thotë se në shortin e Europa League Granadën nuk e donte si rival: "Jemi bërë një familje ,jemi të gjithë bashkë dhe ky është çelësi i suksesit.Të them të drejtën Granada ishte e vetmja që nuk doja të binte në short. Megjithatë ky është futbolli dhe ka për të qënë një eksperiencë e mirë për të gjithë ne".

Teknikun e bardhebluve Egbo e ka shqetësuar pjesa e parë shumë e dobët por është i kënaqur me fraksionin e dytë. “Zoti e pa Tiranën” komenton Egbo kur pyetet për fatin në gogla që i dërgoi bardheblutë direkt në play-off: Jemi të gjithë të kënaqur. Zoti e ka parë Tiranën duke pasur parasysh dy ndeshjet e mira që kemi zhvilluar sidomos ndaj Zvezdës dhe ka thënë fatin që nuk e patët në atë ndeshje po iua jap tani. Ne synojmë të kalojmë në fazën e grupeve të Europa League.

Përpara se të jenë të impenjuara në Kupat e Europës të dyja ekipet nisin së pari sezonin e ri më 12 shtator.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?