Trajneri i futbollit Armando Cungu

Shorti i Conference League! Partizani dhe Laçi mësuan kundërshtarët, Armando Cungu: Detyrim kalimi i disa tureve!

14 Qershor 2022, 16:07| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 16:12

  • Share

Në shortin e Conference League Partizani peshkoi Saburtalo-n e Gjeorgjisë, një kundërshtar i përballueshëm, por kërkon një udhëtim të gjatë, ndërsa Laçi është vënë kundër Iskra-s të Malit të Zi.

“Në pamje të parë të treja ekipet si Tirana, Laçi dhe Partizani shorti i ka favorizuar, duke marrë parasysh emrat e këtyre ekipeve apo edhe emrat që përfaqësojnë,”-deklaroi Armando Cungu, trajner futbolli.

Detaji më penalizues për skuadrat shqiptare sipas Cungut, trajnerit që ka bërë historinë duke kaluar 3 ture me Kukësin, ëhtë merkato, pasi bëhen shumë ndryshime.

“Në këto momente janë shumë delikate sepse kushdo që të vij, sado cilësi të ketë, kur vjen i ri kërkon kohën e vet për t’u përshtatur,”-u shpreh Armando Cungu, trajner futbolli.

Conference League ndeshjet e para i më 7 korrik, ndërsa ato të kthimit më 14 korrik.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?