Shorti i Champions League i trukuar? Zbulohet foto komprometuese

13 Prill 2018, 14:05| Përditesimi: 13 Prill 2018, 14:09

  • Share

Këtë të premte u hodh shorti i gjysmëfinaleve të Champions League ku u mësuan 2 përballjet e të mëdhenjve Bayern Munchen – Real Madrid dhe Liverpool-Roma. Siç edhe kanë bërë gjithmonë pas shortit, mediat e huaja hedhin dyshime mbi vërtetësinë e shortit. Mediat italiane kanë zbuluar një skandal 2 orë para hedhjes së shortit.

Në një fotot të postuar në rrjetet sociale, klubi kryeqytetas ka prerë biletat për dy ndeshjet e dy javëve të ardhshme, kundër Genovas në Seria A në datën 18 prill dhe kundër Liverpool-it. Edhe pse nuk ishte hedhur ende shorti. 


(Dy ndeshjet e ardhshme të Romës, biletat dolën dy orë para hedhjes së shortit)

Te Roma ishin të bindur që kundërshtari i tyre do të ishte Liverpuli. Pas kësaj ngjarje, dyshimet janë të mëdha, ndaj organit më të lartë të futbollit në Europë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?