Short ferri për Lazion dhe Atalanta-n në Champions League! Paris-i i Neymar do përballet me Barcelonën e Messi-t

14 Dhjetor 2020, 12:12| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 14:48

  • Share

Më 15 shkurt do të rikthehet futbolli i madh i Champions League pasi shorti i hedhur sot për fazën e parë me eliminim direkt s’i ka kursyer sfidat emblematike. Më pa fat ka qenë Paris SG që nga skuadrat e kualifikuara të dyta ka peshkuar Barcelonën. Përballë do të vihen Messi dhe Neymar, një dyshe që bëri historinë disa sezone më parë te katalanasit.

Përballja tjetër tepër interesante do të jetë ajo mes Atletico Madrid he Chelsea-t. Dy skuadra që duken të barabarta, pavarësisht se Chelsea u rendit i pari në grupin e tij.

Më pa fat kanë dy skuadrat italiane ku luajnë shqiptarët. Atalanta e Berat Gjimshitit do të luajë kundër ‘galaktikëve’ të Real Madrid, ndërsa Lazio e Thomas Strakoshës do të ketë përballë Bayern Mynchen, kampionen në fuqi të Champions League. Sakaq goglat i kanë buzëqeshur Juventusit që do të ndeshet me Porto-n.

Me fat edhe Manchester City që ‘peshkoi’ Borussia Monchengladbach, por edhe Liverpool që vendin në çerekfinale do ta diskutojë me Leipzig. Sfida tjetër e 1/8 të Champions League do të jetë mes Sevillia-s dhe Borussia Dortmund.

Shorti i hedhur në orën 12:00

Borusia Monchengladbach vs Manchester City

Lazio vs Bayern Mynchen

Atletico Madrid vs Chelsea

Leipzig vs Liverpool

Porto vs Juventus

Barcelona vs Paris SG

Sevillia vs Borusia Dortmund

Atalanta vs Real Madrid

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?