Arvit Bushati

Ishte në kërkim se shpërndau ushqime për të përfituar vota për Spahinë, shoqërohet Drejtori i Ujësjellësit së Shkodrës, Arvit Bushati

30 Maj 2023, 21:44| Përditesimi: 30 Maj 2023, 22:13

  • Share

SHKODËR- Drejtori i Ujësjellësit në Shkodër, Arvit Bushati është shoqëruar në ambientet e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim që në zgjedhjet vendore të 14 majit. Bushati ka qenë në një lokal në Shkodër, kur ka është shoqëruar nga uniformat blu.

Ai u shpall në kërkim më 13 maj, pasi policia ndaloi një fugon me 50 pako me ushqime që po i shpërndanin në familjet shkodrane, në këmbim të votës për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta për Shkodrën, Bardh Spahia. Bushati ishte në kërkim, pasi sipas policisë ai ishte porositësi i pakove ushqimore.

Po ashtu, më 12 maj kanë rënë në pranga ranë Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore. Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore.

Ora 22:13
Shoqërimi drejtorit të Ujësjellësit në Shkodër, reagon Rithemelimi: Policia u bindet urdhrave politikë

Rithemelimi ka reaguar në lidhje me shoqërimin e drejtorit të Ujësjellësit në Shkodër, Arvit Bushatit. Në një postim në rrjetet sociale, Rithemelimi thekson se shoqërimi i tij është bërë pa asnjë shkresë dhe në mënyrë abuzive e shton se policia u bindet urdhrave politikë.

‘Në një kohë kur krimi po bën ligjin dhe shteti shqiptar është gjunjëzuar përpara tij, policia e shtetit vijon ti bindet urdhrave politik. Pa asnjë shkresë dhe në mënyrë abuzive është ndaluar gjatë orëve të mbrëmjes nga policia e Shkodrës dhe është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës n/kryetari i FRPD së Shqipërisë Arvit Bushati.

Efektivët e policisë pa asnjë shkresë, por vetëm nga urdhrat politik të shpërndara përmes telefonit bënë ndalimin e tij duke zgjedhur ti nënshtrohen kërkesave absurde të eprorëve, ndërsa bëjnë sehir përpara krimit që ka mbërthyer Shkodrën duke mbjellë pasiguri për qytetarët e saj. Kjo situatë kriminale ku për ligjin nuk pyet askush, është fytyra e vërtetë e qeverisë Rama e cila në gjithë këto vite ka zgjedhur që të bëhet palë me të keqen.

Nuk është hera e parë që të tilla skena kryhen në Shkodër ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmes ngjarjeve të inskenuara dhe tërësisht antiligjore, vetëm e vetëm për ti intimiduar dhe mbajtur nën presion. Edi Rama dhe bandat e tij me dhe pa uniformën e shtetit, por të sponsorizuara prej tij nuk do t’ja arrijnë të nënshtrojnë opozitën dhe mbështetësit e saj, përtej çdo skeme që do të tentojnë të vënë në zbatim.

Partia Demokratike i bën thirrje policisë së shtetit dhe të gjitha strukturave ligjzbatuese të qëndrojnë larg urdhërave politik pasi do të përballen me forcën e ligjit dhe nuk do të ketë Edi Ramë që ti mbrojë përballë këtij skenari antiligjor që është ngritur në këto 10 vite në vend.’- shkruan PD e Rithemelimit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 31/05/2023 09:53

    HAJDUTET QE BERTASIN PASTAJ E THONE KAPNI HAJDUTIN....YT BATAKCINJE TE PD( LLUMI I SHOQERISE)

    Përgjigju
  • Shkodra: 31/05/2023 04:51

    Ky është një kavie e rritur në laboratorin e PD! Ky nuk di të bëjë asgjë në jetë përveç se të çojë dy gishtat lart dhe të djegë institucionet, si e vetmja rrugë për të kapur poste, ashtu sikurse i ati që nga kuzhinier përfundoi shef komisariati!

    Përgjigju
  • Meri: 31/05/2023 00:50

    Të mashtrosh fukarenjēt me grusht ushqime,per të ruajtur karrigen e burrokratëve,muk ēshtë gjest njerzor.Duhet ti vij turp.

    Përgjigju
  • Shkodra: 30/05/2023 22:41

    Ske djal ma te keq se ket

    Përgjigju
    • Arviti: 31/05/2023 03:41

      Ok

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?