Foto ilustruese

Shoqata e Transportit Urban letër kryeministrit: Kemi vështirësi prej çmimeve të larta të naftës dhe pjesëve të këmbimit për mirëmbajtjen e mjeteve

7 Nëntor 2022, 11:23| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 11:27

  • Share

Shoqata e Transportit Urban Qytetas ka kërkuar takim me institucionet vendore dhe qendrore për të diskutuar rreth problematikave që po hasin. Në një letër për kryeministrin Edi Rama thonë se kanë vështirësi në operim për shkak të çmimeve të larta të naftës dhe pjesëve të këmbimit për mirëmbajtjen e automjeteve.

Problematikat që po has transporti sipas tyre:

1. Veprimtarinë dhe shërbimin e ofruar

2. Vështirësitë në operim

3. Mungesën e kompesimit të vazhdueshëm në ndihmë të operatorëve

4. Pamjaftueshmërinë e organeve kompetente

5. Vështirësi me çmimet e larta të naftës në treg dhe pjesëve të këmbimit të nevojshme për mirëmbajtjen e mjeteve

6. Vështirësitë në mbajtjen e punonjësve dhe mbështetjen e stafit në këtë sektor

7. Vështirësi mbi operimin optimal dhe shërbimin me cilësi të lartë.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tedi: 07/11/2022 15:56

    Kompanite e autobuzave kane te drejte per cmimet e ngritura,dhe ka ardhur koha qe linjat vetem ato urbane ti kalojne shtetit sic i ka 90 % i BE

    Përgjigju
  • Liku: 07/11/2022 12:09

    Po ta blesh makinen ne varreza te amortizuar totalisht cfar pret nga ajo makine qe eshte blere me mbi nje milion kilometra duke harxhuar dhe nafte mbi norme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?