Sociale

Shoqata e personave me dëmtime të shtyllës kurrizore në protestë: Qeveria të përfshijë në buxhetin 2022 pagesat tona të prapambetura

3 Nëntor 2021, 11:19| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 11:23

  • Share

Shoqata e personave me dëmtime të shtyllës kurrizore kanë protestuar sot para Kryeministrisë. Kjo shoqatë nuk ka marrë pagesat e indeksinit dhe pagat që shteti ua jep qytetarëve që u shërbejnë këtyre personave të aftësi të kufizuar nga periudha 2005-2010, të cilën e kanë çuar në gjykatë. Gjykata ka vendosur  me vendim të formës së prerë por ka mbetur e pa ekzekutuar që prej vitit 2011.

Sot ata kërkojnë që qeverisa t’i parashikojë këto pagesa në buxhetin e 2022 që Ministria e Shëndetësisë të nis shpërndarjen e tyre.

Qëllimi i tubimit është sensibilizimi i Kryeministrit për planifikim në buxhetin e vitit 2022 të shumave të kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për detyrime të prapambetura të paekzekutuara që nga viti 2011 e në vazhdim.

Rreth 20-30 persona kanë kërkuar nga qeveria që të përmbushen detyrimet e tyre ligjore dhe të respektohen vendimet e gjykatave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?