Eduard Prodani

Shoqata e futbollit Tirana zhvillon asamble të jashtëzakonshme, zgjedh delegatët e padëshiruar për Dukën

9 Mars 2022, 20:17| Përditesimi: 9 Mars 2022, 20:55

  • Share

TIRANË- Kryetari i Shoqatës Rajonale të Tiranës, Eduard Prodani ka thirrur sot një asamble të jashtëzakonshme ku ka zgjedhur delegatët, të cilët do të votojnë në zgjedhjet 15 marsit për kreun e FSHF-së.

Në asamble nga 41 anëtarë në total, prezentë kanë qenë 21 prej tyre, duke plotësuar kuorumin e nevojshëm për ta zhvilluar asamblenë. Kjo asamble zgjodhi Ergys Kadiun si sekretar i përkohshëm, Alban Miftarin si kryetar i komisionit të  verifikimit, si delegatë janë zgjedhur Ergys Kadiu, Adi Balla, Adriatik Delimurati, Xhek Alushi, Alban Miftari dhe Endrit Agushi. Po ashtu Artur Çobani është propozuar për tu zgjedhur kryetar i Komiteti Ekzekutiv.

FSHF pritet të mos i njohë delegatët e zgjedhur ditën e sotme, pasi vetë Armando Duka ka zgjedhur delegatë 24 janar. Por duke qenë se zgjedhjet e Dukës gjykata i ka cilësuar të manipuluara, Prodani me argumentin se kur ndryshohet kryetari duhen zgjedhur edhe delegatët e rinj.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njohur zyrtarisht Eduard Prodranin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila e regjistroi zyrtarisht Prodranin si kryetar të ligjshëm të SHRF-së Tiranë.

Kujtojmë që pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendimit për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, kreu i FSHF-së i shtyu zgjedhjet nga data 2 mars në 15 mars.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?