Bota

Shokuese në Itali/ 2 vëllezër 3 dhe 8 vjeç po luanin në kopshtin e shtëpisë, plumbat e një 35-vjeçari 'të çmendur' ua presin jetën në mes! I vdekur edhe një i moshuar! Autori vret veten

13 Qershor 2021, 18:09| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 18:16

  • Share

Një ngjarje shokuese raportohet nga Italia. Tre persona, mes tyre dy fëmijë kanë mbetur të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një rrugë në Romë.

Një burrë ka qëlluar dhe ka vrarë dy vëllezër të moshës 3 dhe 8 vjeç dhe një burrë të moshuar që ishte me biçikletë. Një person i katërt, një burrë që kishte nga shtëpia me një karrocë për të hedhur mbeturina, arriti t'i shpëtonte goditjeve.

Personi përgjegjës për vrasjen e trefishtë, një 35-vjeçar, menjëherë iku në shtëpi dhe pas disa orësh u rrethua nga policia vrau veten.

Tragjedia ndodhi në Colle Romito, në Ardea, një zonë  në periferi të Romës. Dy fëmijëve që po luanin para shtëpisë.

Mediat lokale shkruajnë se një burrë, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në rrugë në mënyrë krejtësisht ‘të çmendur’.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?